Lidhje

Parlamenti rumun votoi për shkarkimin e presidentit


Parlamenti i Rumanisë votoi për shkarkimin e presidentit Trajan Bësesku pasi e akuzoi atë se ka shkelur kushtetutën e vendit.

Përkrahësit e rezolutës akuzuan zotin Bësesku se ka krijuar paqëndrueshmëri politike, ka ushtruar presion mbi gjyqësorin dhe ka dhunuar kushtetutën duke refuzuar të miratojë anëtarë të kabinetit të propozuar nga kryeministri Kalin Tariceanu.

Presidenti ka thënë se do të japë dorëheqjen në se shkarkohet, gjë që do të sjellë zgjedhje të reja presidenciale në të cilat ai do të jetë kandidat.

Në fillim të muajit, gjykata e Lartë e Rumanisë hodhi poshtë akuzat për shkarkimin e zotit Bësesku bazuar në thirrjet e opozitës se ai ka shkelur kushtetutën.

Gjykata vendosi që veprimet e presidentit nuk përbënin shkelje serioze të kushtetutës dhe nuk vendosën ta shkarkonin atë.

Marrëdhëniet midis presidentit Bësesku dhe zotit Tariceanu kanë qënë të tensionuara që prej një viti. //ze//

XS
SM
MD
LG