Lidhje

Kongresi shqyrton shkurtimet në Zërin e Amerikës


Ligjvënësit amerikanë i kërkuan adminsitratës së Presidentit Bush të marrë përsëri në shqyrtim shkurtimet e propozuara të buxhetit, të cilat do t’i jepnin fund pjesës më të madhe të programeve radiofonike në gjuhën angleze të Zërit të Amerikës.

Ligjvënësit në një seancë të Kongresit i drejtuan pyetje Nënsekretares së Shtetit Karen Hughes në lidhje me këto shkurtime. Ata thonë se shkurtimet e fondeve janë të pamenduara mirë dhe se ka të ngjarë të sabotojnë aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të komunikuar me botën e jashtme.

Zonja Hughes tha se vendimi i Bordit Transmetues të Governatorëve që mbikqyr Zërin e Amerikës, është marrë në kushte të vështira buxhetore. Ajo thotë se shkurtimet bazohen në studime të sakta mbi audiencën. Megjithatë, ligjvënësja demokrate nga Minesota, Betty McCollum, tha se transmetimet në anglisht janë mënyrë e pakushtueshme për Shtetet e Bashkuara për të komunikuar me botën. Zonja McCollum akuzoi Bordin Transmetues se po përpiqet t’i mbyllë gojën radios që përfaqëson Shtetet e Bashkuara. //rd//

XS
SM
MD
LG