Lidhje

Shqipëri: Zyrtarët dorëzojnë formularët për deklarimin e pasurive


Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive bëri sot të ditur se ka marrë në dorëzim deklaratat pasurore nga të gjithë zyrtarët e lartë të administratës shtetërore.

Kjo është hera e parë që zyrtarët i dorëzojnë deklaratat e pasurive brenda afatit ligjor. Në listën me 3 mijë e 500 zyrtarë të të gjitha niveleve, mungojnë vetëm 140 nëpunës të pushtetit vendor, që duhet të deklarojnë pasuritë, ndonëse nuk janë më në ato detyra. Megjithatë, shtypi dhe vezhgues te ndryshem thone se fshehja e pasurisë nga ana e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri, vazhdon te jete nje problem shqetesues. Sipas shtypit mendohet se shuma të mëdha të rryshfeteve që marrin nga abuzimet me pushtetin, politikanët i depozitojnë në banka jashtë vendit, apo me emra të personave të tjerë.

Sipas studimeve më të fundit, publiku në Shqipëri ka ende një perceptim shumë të lart për korrupsionin. Sipas vëzhguesve, më të prekur nga korrupsioni janë qeveritarë dhe ish-qeveritarë, deputetë dhe drejtues tenderash nëpër ministritë kryesore si edhe gjykatësit dhe prokurorët. Për të diskutuar mbi këtë çështje Zëri i Amerikës i mori një intervistë, drejtueses së Inspektoriatit të Lartë për Verifikimin e Pasurive, Fatmira Laskaj.

XS
SM
MD
LG