Lidhje

Grupi i Kontaktit takohet në Moskë për Kosovën


Përfaqësues të Grupit të Kontaktit u takuan sot në Moskë për të diskutuar mbi planet për të ardhmen e Kosovës në prag të vizitës që do të bëjë në rajon një mision faktmbledhës i Kombeve të Bashkuara.

Diplomatët britanikë njoftuan se misioni do të jetë në Beograd më 26 prill dhe në Prishtinë më 27 prill dhe do të bëjë një ndalesë në Bruksel. Të hënën, në Këshillin e Sigurimit do të ketë një seancë informimi të kërkuar nga ambasadori rus, mbi Rezolutën 12-44. Ambasadori britanik Emir Jones-Parry bëri dje thirrje për të ecur drejt një zgjidhjeje të pavarësisë së mbikqyrur për Kosovën. Kjo, tha ai, presupozon që Këshilli i Sigurimit të arrijë në përfundimin se rezoluta 12-44 nuk është më e zbatueshme.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot në Mal të Zi se janë shantazh paralajmërimet amerikane se në Kosovë do të ketë dhunë nëse Kosova nuk fiton pavaresinë.

Në Prishtinë, Presidenti Fatmir Sejdiu, shprehu sot besimin se rezoluta e re për Kosovën do të mbështetet në Këshillin e Sigurimit. Presidenti i bëri komentet në një konferencë kushtuar marrëdhënieve të Kosovës me Evropën.//rd//

XS
SM
MD
LG