Lidhje

Policia serbe vret drejtuesin e një grupi terrorist islamik


Autoritetet në Serbi thanë se policia qëlloi për vdekje një udhëheqës të dyshuar të një grupi terrorist islamik në një shkëmbim zjarri para agimit në një rajon me shumicë myslimane.

Në një deklaratë thuhet se ekstremistët islamikë përdorën qenë dhe hodhën granada drejt policisë kur kjo po i afrohej shtëpisë për të arrestuar drejtuesin e grupit terrorist mysliman Vahabi që dyshohet se vepron në atë zonë.

Zyrtarët thanë se policia u përgjigj me zjarr duke vrarë 28 vjeçarin Ismail Prentiç. Një terrorist tjetër i dyshuar dhe një polic u plagosën gjatë operacionit i cili ndodhi në afërsi të qytetit Novi Pazar në jug të Sanxhakut.

XS
SM
MD
LG