Lidhje

Irak: 23 anëtarë të pakicës fetare kurde Yazidi vriten në pjesën veriore të vendit


Policia irakiane thotë se persona të armatosur vranë sot 23 anëtarë të pakicës fetare kurde Yazidi në pjesën veriore të vendit. Autobusi i tyre u ndalua nga persona të armatosur dhe 23 kurdët u nxorrën në anë të rrugës dhe u pushkatuan. Po sot dy autorë sulmesh vetvrasëse aktivizuan sot eksplosivin në makinat që drejtonin pranë një stacioni policie në Bagdat duke lënë te pakten 12 të vdekur dhe rreth 75 njerëz të plagosur. Viktimat e sulmit që ndodhi në lagjen al-Baja të banuar kryesisht shiitet ishin policë dhe civilë. Ne qytetin e Basres, ne Irakun jugor, ushtaret britanike vrane nje person gjate inkursionit ne shtepine e tij. Dje, përsona të armatosur qëlluan për vdekje kryetarin e këshillit të qytetit Falluxha, pak javë pasi paraardhësi i tij kishte pësuar të njëjtin fat. Të dy ata ishin kritikë të njohur të al-Qaidës në Irak. Nderkohe, komandanti i forcave amerikane ne Irak, gjenerali David Petraus, tha ne nje interviste per gazeten Washington Post se shtimi i trupave ameriken dhe irakiane qe nga muaji shkurt e ka permiresuar gjendjen e sigurise ne Bagdad dhe ne provincen Al –Anbar, por sulmet jane shtuar se tepermi ne rajone te tjera te vendit. /al/

XS
SM
MD
LG