Lidhje

Raport i OKB-së: Këshilli i Sigurimit të zgjerohet përkohësisht


Në një raport të bazuar tek një vëzhgim me 192 vende të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara thuhet se Këshilli i Sigurimit duhet të zgjerohet përkohësisht, deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi zgjerimin e përhershëm të tij.

Raporti, i publikuar dje, u pergatit nga ambasadoret e Kilit, Kroacise, Qipros, Tunizise dhe Holandes. Në raport thuhet se zgjerimi i Këshillit të Sigurimit, aktualisht me 15 anëtarë gjen mbështetje të gjerë tek vendet anëtare të OKB-së. Por, raporti pranon se konkurrenca mes vendeve të ndryshme për të patur një vend në organin më të lartë të organizatës botërore i ka vonuar përpjekjet e mëparshme për zgjerimin e tij.

Në raport thuhet se zgjerimi i Këshillit të Sigurimit duhet të bazohet në kontributet e një vendi tek paqja dhe siguria, tek shpërndarja gjeorgrafike, si dhe duhet patur parasysh përfaqësimi jo si duhet i vendeve në zhvillim dhe i shteteve më të vogla.//lk

XS
SM
MD
LG