Lidhje

Kthehet në Tokë anija kozmike Sojuz


Një anije kozmike ruse e tipit Soyuz e cila kishte në bord dy anëtarë ekuipazhi dhe një turist amerikan u kthye në tokë në rajonin e Kazakistanit.

Anija u kthye me kozmonautët Mikail Tyurin dhe Michael Lopez Alegria si dhe me inxhinierin me origjinë hungareze Charles Simonyi. Ajo zbriti sot pas një udhëtimi tri orësh nga stacioni i hapësirës.

Kthimi i anijës u vonua për një ditë, për shkak të përmbytjeve në vendin ku anija duhej të tokëzohej. Kozmonautët Lopez Alegria dhe Tyurin u kthyen pasi kishin kaluar 7 muaj në stacionin e hapësirës. Simoyui kaloi në këtë stacion dy javë, për të marrë pjesë në eksperimente.

Dy rusë të cilët udhëtuan me të në stacionin e hapësirës në fillim të muajit do të qëndrojnë atje së bashku me kozmonauten amerikane Sunita Williams. Udhëtimi i turistit amerikan Simoni i kushtoi atij 25 milionë dollarë.//lk

XS
SM
MD
LG