Lidhje

Hetime rreth aktivitetit të strategut politik të Presidentit Bush, Rove


Një agjenci e vogël federale që merret me mbrojtjen e punonjësve të qeverisë nga presionet politike, po heton aktivitetet e strategut të Presidentit Bush, Karl Rove.

Drejtuesi i Zyrës së Avokatit Special, Scott Bloch, thotë se hetimet e tij me përmasa të gjëra mbulojnë atë që thuhet si presion politik ndaj punonjësve federalë si dhe shkakun për pezullimin e debatueshëm nga puna të prokurorit federal të New Meksiko, David Iglesias. Njoftimet tregojnë se hetimet filluan pasi disa punonjës u ankuan se pjestarë të grupit të zotit Rove po u bënin presion atyre për të përkrahur kandidatët republikanë në fushatat për Senat dhe Kongres në vitin 2008.

Zyra në fjalë do të hetojë gjithashtu edhe rreth përdorimit të emailit të Shtëpisë së Bardhë nga ana e Partisë Republikane. Hetimet kanë si qëllim të zbulojnë nëse administrata e Presidentit Bush kishte përdorur influencë të papërshtatshme rreth marrjes së vendimeve politike nga ana e punonjësve federalë. Scott Bloch u emrua nga Presidenti Bush në postin që drejton në vitin 2003. Ai ka premtuar se zyra që ai drejton do të zhvillojë një punë të paanëshme dhe të plotë. //iç//

XS
SM
MD
LG