Lidhje

Dollari amerikan shënon rënien më të madhe kundrejt euros


Dollari amerikan pësoi sot rënien më të madhe ndonjëherë kundrejt euros.

Rënia erdhi pas një raporti të qeverisë amerikane ku thuhet se rritja ekonomike në Shtetet e Bashkuara po ngadalësohet. Një euro u ble sot me një dollar e 36 presje 8 cent. Më pas gjatë ditës, çmimi i euros ra paksa.

Raporti i qeverisë amerikane thotë se ekonomia u rrit me një presje tre përqind në tre mujorin e parë të vitit. Kjo shifër tregon rënie krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe ky është ritmi më i ulët i rritjes në rreth katër vjet. Ekspertët e lidhin uljen e rritjes ekonomike me problemet në tregun e shtëpive dhe në eksport. //rd//

XS
SM
MD
LG