Lidhje

Pres. Bush, thirrje ligjvënësve të miratojnë reformën e imigracionit


Presidenti Bush u bëri thirrje ligjvënësve që të bashkëpunojnë për të zgjidhur sfidat e mëdha për reformimin e sistemit të imigracionit.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, presidenti Bush tha se vendi ka nevojë për një sistem imigrimi që respekton ligjin dhe plotëson nevojat ekonomike. Presidenti tha se sistemi i ri duhet t’i trajtojë njerëzit me dinjitet dhe t’i ndihmojë të porsaardhurit që të asimilohen në shoqëri.

Presidenti Bush tha se ligjvënësit duhet të nxjerrin mësime nga gabimet që shkaktuan dështimin e sistemit të mëparëshëm të imigrimit. Ai tha se administrata po bashkëpunon ngushtë me anëtarë të Kongresit, republikanë e demokratë, për një reformë që do të ndihmonte sigurimin e kufijve të vendit. Administrata e presidentit Bush propozoi kohët e fundit një plan për shtimin e patrullave kufitare dhe pakësimin trafikut të paligjshëm ndërkufitar të njerëzve. //rd//

XS
SM
MD
LG