Lidhje

Artileria amerikane kryen sulme në lagje në jug të Bagdadit


Artileria amerikane goditi sot objektiva të ndryshme në pjesët jugore të kryeqytetit irakian.

Një zëdhënës amerikan nuk i identifikoi objektivat e sulmit. Sipas agjencisë franceze të lajmeve, një gjeneral irakian tha se bombardimet ishin pjesë e një operacioni të përbashkët sigurimi.

Ndërkohë, trupat amerikane thanë se forcat e koalicionit kapën 72 terroristë të dyshuar dhe gjetën materiale për pregatitjen e bombave në sulmet gjatë natës, që kishin si objektiv rrjetin e Al-Qaidës në Irak.

Sipas një deklarate të ushtrisë amerikane, sulmet u kryen në provicën e Al-Anbarit në perëndim të Bagdatit, dhe provincën e Salahuddinit në veri.

Ushtria njoftoi se trupat kapën 36 të dyshuar në Samarra, dhe gjetën 20 bidona me acid nitrik dhe materiale të tjera, që përdoren për materiale për prodhimin e bombave, në një qytet tjetër.

XS
SM
MD
LG