Lidhje

Irak: Shpërthimi vetvrasës shkakton 23 viktima


Zyrtarë irakianë thanë se një autor sulmesh vetëvrasëse shkaktoi të paktën 23 të vrarë, që po merrnin pjesë në një ceremoni varrimi.

Zyrtarë thanë se të paktën 30 veta të tjerë u plagosën nga shpërthimi në një çadër, ku pjesëmarrësit në varrim ishin mbledhur në Kalis, një zonë shiite në veri të Bagdatit. Ky ishte sulmi më i fundit në një seri sulmesh so tnë mbarë Irakun.

Në Bagdatin perëndimor, një person vrau 4 veta në një postbllok të policisë irakiane. Në pjesë të tjera të qytetit, nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës u vra një civil ndërsa persona të armatosur vranë një ish gjeneral të ushtrisë së Sadam Huseinit.

Në provincën e tensionuar Anbar, një kamion cisternë shpërtheu afër një restoranti në periferi të Ramadit, duke vrarë të paktën 4 veta.

Gjetkë, 4 kryengritës u vranë kur ata sulmuan një stacion policie në Mosul. Një autobombë shpërtheu gjithashtu në këtë qytet, duke shkaktuar vdekjen e një polici. //rd//

XS
SM
MD
LG