Lidhje

Bush: Dështimi në Irak do të ishte i papranueshëm për botën e qytetëruar


Presidenti Bush tha se një dështim në Irak do të ishte i papranueshëm për botën e qytetëruar.

Ai i bëri komentet sot në takimin vjetor me vendet pjesmarrëse në operacionet në Irak dhe Afganistan. Presidenti Bush falenderoi përfaqësuesit e rreth 30 vendeve dhe tha se Amerika bashkë me të tjerët shpreh nderimin e saj për ushtarët e vrarë në Irak dhe Afganistan.

Zoti Bush vuri në dukje se Sekretarja e Shtetit, Kondoliza Rajs do të marrë pjesë këtë javë në një konferencë rajonale mbi sigurinë në Irak që do të zhvillohet në Egjipt. Aty, tha ai, do të marrin pjesë edhe përfaqësues të vendeve më të industrializuara të botës si dhe vende fqinje me Irakun. Presidenti Bush tha se konferenca do të jetë një provë e rëndësishme për të parë nëse Irani dhe Siria duan me të vërtetë të ndihmojnë fqinjin e tyre. //iç//

XS
SM
MD
LG