Lidhje

Ish zyrtari i Bankës Botërore kundërshton pohimet e Ullfovicit


Presidenti i Bankës Botërore, Paul Wolfowitz, theksoi nevojën për të qënë të fokusuar në atë që ai e cilësoi si “punë të rëhndësishme të bankës,” dhe jo në hetimet e kohëve të fundit lidhur me akuzat kundër tij për shkelje etike.

Zoti Wolfowitz i bëri këto komente sot në Bruksel në një konferencë shtypi pas një takimi të Komisionit Evropian mbi arsimin. Dje, ish drejtuesi i komisionit të etikës në Bankën Botërore tha se zoti Wolfowitz nuk u konsultua me komisionin lidhur me promovimin dhe ngritjen e lartë të rrogës që rregulloi për të dashurën e tij. Ad Melkert e bëri këtë deklaratë dje para një komisioni të posaçëm që po heton çështjen.

Deklarata e tij bie në kundërshtim me atë të bërë më parë nga zoti Wolfowitz se bordi miratoi veprimin. Melkert drejtonte bordin e etikës kur ish nënsekretari i mbrojtjes mori postin në bankë në vitin 2005. Presidenti i bankës Wolfowitz po përballet me thirrje në rritje për të dhënë dorëheqjen nga punonës aktualë dhe ish punonjës të Bankës Botërore, të cilët thonë se kjo çështje, që ka ngjallur shumë debate, ka dëmtuar aftësinë e këtij institucioni për të bërë punën e vet. //rd//

XS
SM
MD
LG