Lidhje

Pozita e kryeministri Olmert ne pikepyetje


Zëvëndës-kryeministrja izraelite, Cipi Livni, u tha sot gazetarëve se i kishte sugjeruar kryeministrit Olmert që të japë dorëheqjen, pas publikimit të një raporti tepër kritik lidhur me mënyrën se si qeveria e zhvilloi luftën kundër Hezbollahut në Liban vitin e kaluar.

Zonja Livni tha e këshilloi zotin Olmert gjatë një takimi që patën sot se dorëheqja është hapi i duhur. Zonja Livni, e cila është edhe ministre e jashtme, tha se do të vëjë kandidaturën për kryeministër nëse zoti Olmert jep dorëheqjen.

Deri tani, kryeministri është zotuar se do të qëndrojë në detyrë. Ministrja e jashtme Livni është zyrtarja më e lartë që bën thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Olmert që prej publikimit të hënën të raportit mbi luftën e vitit të kaluar në Liban me Hezbollahun. Lajmet bëjnë të ditur se kryetari i grupit parlamentar të partisë Kadima të kryeministrit Olmert, Avigdor Yit-zhaki, dha dorëheqjen në shenjë proteste ndaj qëndrimit të kryeministrit. Para se të jepte dorëheqjen, zoti Yit-zhaki i bëri thirrje kryeministrit që të japë dorëheqjen për t'i mundësuar partisë së tij që të formojë një koalicion qeverisës.

XS
SM
MD
LG