Lidhje

Në Irak trupat amerikane vrasin një funksionar të lartë të al-Kaidës


Ushtria amerikane tha se trupat e saj kanë vrarë një anëtar të lartë të Al-Kaidës në Irak i cili kishte lidhje me rrëmbimet e personave amerikanë.

Zëdhënësi i ushtrisë, gjeneral majori William Caldwell tha sot se ministri i informacionit i kryengritësve, Muharib Latif Al Juburi u vra të martën në veri të Bagdatit. Gjenerali Caldwell tha se trupi i Juburit iu dorëzua anëtarëve të grupit. Por ai shtoi se autoritetet irakiane më pas e morën trupin në një pikë kontrolli.

Një zëdhënës i ministrisë së brendshme irakiane tha se forcat irakiane kishin hasur në pjestarë të familjes që po transportonin trupin e udhëheqësit të organizatës Shteti Islamik në Irak, Abu Omar al-Bagdadi.

Por Gjenerali Caldwell tha se forcat amerikane nuk kanë informacion rreth ndonjë personi me këtë emër. Ai tha gjithashtu se Siria duket se po bën më shumë për të frenuar hyrjen e luftëtarëve të huaj në Irak. //iç//

XS
SM
MD
LG