Lidhje

Presidenti Bush nxit kryerjen e reformave të imigracionit


Presidenti Bush bëri thirrje për reforma të gjithanshme imigracioni pas takimit që zhvilloi në një kishë hispanike këtu në Uashington. Sot presidenti u takua me anëtarë të komunitetit lokal hispanik, i cili inkurajon mësimin e gjuhës angleze si gjuhë e dytë.

Në komentet që bëri pas takimit, presidenti Bush inkurajoi imigrantët që të mësojnë anglishten për t’u asimiluar më mirë në Amerikë. Zoti Bush bëri thirrje për reforma imigracioni që do të respektonin ligjin dhe do të forconin kufijtë në një mënyrë humane.

Presidenti përsëriti edhe një herë programin e administratës së tij për punësim të përkohshëm për imigrantët e paligjshëm, i cili, tha ai, do t’i trajtonte njerëzit me respekt dhe do të ndihmonte ekonominë amerikane. Projekt-ligji për krijimin e një programi të përkohshëm pune nuk u miratua vitin e kaluar në kongresin amerikan.

Të martën, mijëra protestues dolën nëpër rrugë në qytete të ndryshme të Amerikës për të kërkuar më shumë të drejta për imigrantët ilegalë. //iç//

XS
SM
MD
LG