Lidhje

Turqi: Kryeministri Erdohan takohet me kreun e forcave të armatosura


Kryeministri turk Reçep Taip Erdohan pati një takim me dyer të mbyllura me kreun e forcave të armatosura të Turqisë.

Takimi i sotëm me gjeneralin Jashar Bujukanit ishte i pari i zotit Erdohan pas kërcënimit të bërë nga ushtria javën e kaluar se do të mbronte sistemin e rreptë laik politik të vendit. Ende nuk ka patur ndonjë njoftim mbi përmbajtjen e takimit.

Partia A.K. me rrënjë islamike e zotit Erdogan ndodhet në një ballafaqim me laikët lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Mbrëmë, kjo parti shpalli amendamente të reja kushtetuese që përfshijnë propozime për uljen e moshës së votimit dhe që presidenti të zgjidhet nga populli e jo nga parlamenti.

Po dje, parlamenti turk miratoi datën 22 korrik për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohëshme.

Gjykata Kushtetuese e vendit e shpalli të pavlefshëm votimin e parë në parlament për zgjedhjen e presidentit, duke cituar mungesën e kuorumit. //ze//

XS
SM
MD
LG