Lidhje

Policia e Kosovës identifikon të dyshuarin për shpërthimin në Deçan


Policia në Kosovë bëri të ditur se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një person që dyshohet të ketë lidhje me shpërthimin e 30 marsit në zonën përreth manastirit të Deçanit.

Policia tha se personi i dyshuar është 26-vjeçari Jeton Mulaj, shqiptar i Kosovës nga fshati Isniq.

Policia tha se me urdhër të prokurorit, kishte kontrolluar sot në mëngjes shtëpinë e personit në fjalë por ai nuk ndodhej aty. Policia u kërkoi të gjithë qytetarëve që kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e këtij personi që të kontaktojnë stacionet më të afërta policore.

Autoritetet patën gjetur pas shpërthimit, në zonën prapa Manastirit, një kornizë granatahedhësi dhe një predhë të pashpërthyer. Shpërthimi në manastir u dënua ashpër nga Grupi i Kontaktit dhe autoritetet vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë. //ze//

XS
SM
MD
LG