Lidhje

Në Irak 15 të vrarë nga një sulm vetëvrasës me bombë


Zyrtarë irakianë thonë se një person vetvrasës me bombë sulmoi një grup policësh rekrutë në perëndim të Bagdadit duke vrarë të paktën 15 vetë.

Autoritetet thonë se shpërthimi i sotëm në qytetin Abu Graib afër kryeqytet plagosi rreth 20 njerëz.

Në një tjetër zhvillim, burimet ushtarake amerikane thonë se forcat irakiane ndaluan 6 të dyshimtë në Radvanian, që mendohej se kishin lidhje me Al Kaidën.

Burimet thonë se bastisjet e djeshme në Bagdad kishin si objektiv pengimin e operacioneve të këtij grupi përgjegjës për sulme me makina bombë në kryeqytet.

Ushtria gjithashtu shpalli se me 26 prill forcat irakiane dhe amerikane arrestuan 33 të dyshuar si terroristë gjatë kontrolleve në disa shtëpi në Lutifia, në jug të Bagdadit.

XS
SM
MD
LG