Lidhje

Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth vazhdon vizitën në SHBA


Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth ndodhet në shtetin Kentaki për të parë garën tradicionale të kuajve në Luivill. Mbretëresha dhe bashkëshorti i saj, Princ Filip mbritën dje në Kenetaki pasi vizituan qytetin Xhejmstaun në Virxhinia, vendbanimi i parë anglez në Amerikë. Në një drekë shtruar dje për nder të çiftit mbretëror në qytetin historik të Williamsburgut, mbretëresha Elizabeth tha se vizitat e saj në Xhejmstaun janë shembuj të mirë të mikrtitjes së ngrohtë amerikane që ajo ka marrë sa herë ka vizituar këtë qytet historik. Ajo e vizitoi për herë të parë Xhejmstaunin në vitin 1957 me rastin e 350 vjetorit të krijimit të vendbanimit të parë të përhershëm anglez në Shtetet e Bashkuara. Të hënën, mbretëresha Elizabeth është ftuar për darkë nga presidenti Bush në Shtëpinë e Bardhë. Çifti mbretëror britanik mbriti të enjten në kryeqytetin e Virxhinias, Riçmond për një vizitë 6 ditëshe për të shënuar 400 vjetorin e themelimit të Xhejmstaunit.

XS
SM
MD
LG