Lidhje

Presidenti Bush: Fondet për trupat në kohë lufte janë jetike


Presidenti Bush tha se mendon që për zyrtarët amerikanë të zgjedhur me votë, nuk kanë përgjegjësi më të madhe se sa sigurimi i fondeve ushtarake në kohë lufte për forcat e armatosura të vendit.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, zoti Bush u bëri një rivlerësim ngjarjeve të javës së fundit, kur ai i vuri veton ligjit, i cili përmbante fonde shtesë për luftrat në Irak dhe në Afganistan, si dhe një afat për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku. Ai tha se ligji kërkonte kushte të pamundura pune për komandantët ushtarakë dhe përfshinte miliarda dollarë shpenzime që nuk kishin lidhje me luftën në Irak.

Senatori demokrat i Nju Jorkut, Çak Shumer, tha në përgjigjen e demokratëve ndaj fjalimit të zotit Bush, se vetoja e Presidentit nuk do t’i pengonte demokratët të arrinin dy synimet e tyre në Irak: mbështetjen e plotë për trupat dhe ndryshimin e drejtimit të luftës. Senatori Shumer tha se synimi kryesor i Shteteve të Bashkuara duhet të jetë kunderterrorizmi.//lk

XS
SM
MD
LG