Lidhje

Loja e shahut, ndër me populloret mes studentëve amerikanë


Shahu është një nga lojrat më të vjetra dhe më popullore në botë. Rreth 45 milionë amerikanë luajnë shah dhe shumë universitete dhe kolegje amerikane kanë klube ose ekipe shahu, edhe pse aktivitete të tjera janë më popullore në komplekset e universiteteve. Ekipi i një kolegji në jug të Floridës përbëhet kryesisht nga imigrantë nga Kuba dhe vende të tjera të Amerikës Latine dhe është një prej atyre ekipeve që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë vendit.

Shumica e sportdashësve në Shtetet e Bashkuara preferojnë aksionin, në se ai ka të bëjë me pasat e gjata të futbollit apo kërcimet në lartësi në garën e çiklizmit. Por është e vështirë për një lojë si shahu për të tërhequr kaq shumë vemendje, thotë Renier Gonzalez, kapiten i ekipit të shahut të Kolegjit Miami Dade në Florida.

“Në fakt ai nuk konsiderohet sport në Shtetet e Bashkuara. Por në vende të tjera ai është sport”.

Renier dhe shokët e tij të ekipit e marrin me shumë seriozitet shahun. Muajin e kaluar ekipi i vogël i kolegjit Miami Dade konkuroi në katërshen finaliste të kampionatit. Ai ka qënë në katërshen finalise për katër vjet radhazi dhe ka luajtur me ekipe nga disa universitete të mëdha. Këtë vit, ky ekip i një shkolle të vogël nga jugu i Floridës përfundoi në vendin e tretë për gjithë Shtetet e Bashkuara. Studenti, Charles Galofre, thotë se ndeshjet ishin të vështira, por një përvojë e vlefshme mësimi.

“Ajo që mësova në ndeshjet finale ishte se kur shkova për raundin e dytë isha tejet i lodhur, prandaj më duhej të meresha edhe me ushtrime fizike. Është e pamundur që të mos mendosh gjithë kohën për ndeshjet finale të kampionatit dhe të përgatitetsh për të luajtur në nivelin që synon”.

Ashtu si shumë shahistë të rinj, Galofre filloi të luante shah në familje me xhaxhanë e tij në Kolombi. Në Miami, lojtarë në moshë më të madhe mblidhen në parqet e qytetit për të luajtur shah dhe domino në kohën e tyre të lirë, veçanërisht në zonat me popullatë të madhe kubane.

Shahistët në Kubë e studiojnë me seriozitet shahun që në moshë të vogël. Renier Gonzalez thotë se filloi të luante shah në moshën 11 vjeçare në familje.

“Kur unë fillova të luaja shah, ne përdornim vetëm libra. Por tani çdo informacion që lexon në libra e gjen edhe në Internet”.

Gjithnjë e më tepër, shahistë të rinj luajnë dhe mësojnë shah nëpërmjet kompjuterit. Suksesi i kohëve të fundit i ekipit të kolegjit Miami Dade ka tërhequr vemendjen e mjaft lojtarëve të mundshëm.

Nga fundi i këtij viti, tifozët e shahut mund ta shohin këtë ekip në kampionatin Pan Amerikan të kolegjeve pikërisht në kompleksin e tyre universitar Miami Dade.

XS
SM
MD
LG