Stuhi të tjera goditën shtetin amerikan Kansas, një ditë pasi një ciklon i fuqishëm la të vrarë të paktën 9 vetë dhe rrafshoi thuajse një qytezën Greensburg prej 1 mijë e 600 banorësh në këtë shtet në pjesën qëndrore të Shteteve të Bashkuara. Kërkime për viktima të tjera vazhdojnë.
Shërbimi i parashikimit të motit thotë se të paktën 10 stuhi ndodhën mbrëmë në disa rajone.
Një stuhi goditi dje një pjesë të shtetit veriperëndimor të Oklahomës. Ende nuk dihet nëse ka patur viktima. Stuhi të tjera e përmbytje parashikohen për sot në disa shtete në rajonin qëndror të vendit, nderkohe qe vazhdojne operacionet e shpetimit.