Lidhje

Në Shqiperi, ende nuk është mbyllur procesi zgjedhor


Në Shqipëri ende nuk është mbyllur procesi zgjedhor në disa komuna e bashki të vendit, ku dje u votua për drejtuesit vendorë.

Zgjedhjet u mbajtën në 20 komuna e bashki të vendit, ku votimet u përsëritën, ndërsa në 8 prej tyre u zhvilluan për herë të parë, pasi zgjedhjet nuk ishin mbajtur më 18 shkurtin e kaluar.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, procesi ka qenë normal, ndërkohë që pengesa janë shfaqur, sidomos gjatë fazës së numërimit. Deri pasdite ky proces kishte përfunduar në pjesën dërrmuese të njësive.

Probleme serioze janë shfaqur në Tiranë, në njësinë numër 10, ku u përsërit votimi për kryetarin e ku në garë është kandidatja socialiste dhe ai i Partisë Demokratike.

Procesi është ndërprerë disa herë, pasi përfaqësuesit socialistë kanë tërhequr anëtarët e grupeve të numërimit, kur kishin mbetur për t’u hapur edhe 5 kuti. Ata janë rikthyer pas orës 16.00.

Deri në këtë fazë, kandidati demokrat ishte në krye. Probleme ka patur edhe në komunën-qendër Vlorë, si dhe në atë të Lurës. Sipas rezultateve të qendrave që kanë mbyllur procesin, kandidatët e djathtë janë fitues të pjesës më të madhe të njësive, ku është votuar dje.//lk

XS
SM
MD
LG