Lidhje

Çifti Mbretëror i Britanisë pritet me nderime në Shtëpinë e Bardhë


Presidenti Bush priti në Shtëpinë e Bardhë Mbretëreshën Elizabet të Anglisë dhe bashkëshortin e saj, Princin Filip, me një paradë dhe 21 të shtëna topash.

Shtatë mijë të ftuar, mes tyre diplomatë, ligjvënës dhe personalitete të tjera morën pjesë në ceremoninë e mbërritjes në Lëndinën Jugore të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Bush tha se Britania ka shkruar shumë nga kapitujt e mëdhenj në historinë e lirisë njerëzore. Ai tha se Mbretëresha ka marrë pjesë në banketet e 10 presidentëve amerikanë.

Nga ana e saj, Mbretëresha Elizabet falenderoi për rastin që iu dha për të theksuar përmasat e miqësisë që ekziston mes dy vendeve. Presidenti Bush dhe Mbretëresha e Anglisë dëgjuan himnet kombëtare të të dy vendeve dhe kaluan në paradë rojen ushtarake të nderit.//lk

XS
SM
MD
LG