Lidhje

Maqedoni: Familjarët dënojnë vëllezërit Duka të arrestuar në SHBA


Tre nga gjashtë personat e arrestuar dhe të akuzuar se po komplotonin për të sulmuar ushtarët amerikanë në bazën Fort Diks të Nju Xhersit janë vëllezër shqiptarë të lindur në Maqedoni.

Të afërmit e tre vëllezërve të intervistuar në zonën e Dibrës shprehën zemërim dhe tronditje që tre personat synonin të kryenin akte të tilla në Shtetet e Bashkuara. Të afërmit thanë se ata i janë të gjithë mirënjohës Amerikës për mbështetjen e saj gjatë konflikteve në Kosovë dhe në Maqedoni.

Vëllezërit, Dritan Duka, Shain Duka dhe Elvir Duka ndodheshin që të tre ilegalisht në Shtetet e Bashkuara. Edhe një i dyshuar tjetër, Agron Abdullahu, është i lindur në Maqedoni dhe ka ardhur më vonë në Amerikë. Të tjerët ishin njëri me origjinë nga Jordania ndërsa tjetri i lindur në Turqi.

Të gjashtë personat akuzohen se kishin komplotuar për të vrarë ushtarakë amerikanë. Autoritetet në gjykatën e qarkut në Kamden të Nju Xhersit thonë se ata kishin në plan të hynin në bazën e Fort Diksit dhe të vrisnin sa më shumë ushtarë me armë automatike. Ata u arrestuan të hënën mbrëma.

Në një intervistë me Zërin e Amerikës Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafa tha se shqiptarët e Amerikës e dënojnë fuqimisht këtë akt. Ai tha se ky është një incident i izoluar dhe nuk mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane për çështjen e Kosovës. Sidoqoftë, tha zoti Mustafa, shqiptarët e Amerikës janë të brengosur për një incident të tillë. //rd//

XS
SM
MD
LG