Lidhje

Serbi: Tadiç vendos të premten si afat për formimin e qeverisë


Presidenti reformator i Serbisë Boris Tadiç u kërkoi partive që zgjodhën një ultranacionalist në postin e kryetarit të parlamentit, se kanë afat deri të premten për t’u shprehur në se i kanë votat e mjaftueshme për të formuar një qeveri koalicioni.

Në një letër drejtuar sot partive presidenti Tadiç kërkon të dijë mendimin e tyre para se të propozojë një kandidat për kryeminsitër ose të shpërndajë parlamentin dhe të caktojë zgjedhje të reja. Partia e kryeministrit Vojisllav Koshtunica u bashkua dje me nacionalistët dhe socialistët për të zgjedhur udhëheqësin e Partisë Radikale Tomislav Nikoliç si kryetar parlamenti.

Zgjedhja e djeshme e bën zotin Nikolic, anëtarin e parë të partisë së tij që mban një post të rëndësishëm në parlament, që kur forcat pro-perëndimore përmbysën presidentin jugosllav Sllobodan Millosheviç në vitin 2000. Zgjedhja e zotit Nikoliç u prit me shqetësim nga Këshilli i Evropës dhe Gjermania, e cila mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian. Në një deklaratë, Gjermania theksoi se radikalët Serbë e kanë kundërshtuar prej kohe çdo lëvizje që do ta afronte Serbinë me Evropën. //rd//

XS
SM
MD
LG