Lidhje

Haga ndryshon dënimin për një ish oficer të serbëve të Bosnjes


Gjykata e Hagës ndryshoi dënimin për pjesëmarrje në gjenocid kundër një ish oficeri të ushtrisë së serbëve të Bosnjes. Në vitin 2005, Vidoje Blagojeviç u dënuan lidhur me disa akuza për dhënie të mbështetjes logjistike në masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë.

Blagojeviç e apeloi dënimin. Sot gjykatësit e apelit nuk e ndryshuan pjesën më të madhe të dënimit por vendosën ta lirojnë nga akuza për gjenocid. Gjykatësit thanë se ishte e pamundur të dëshmohej se ai kishte dijeni për aktet e ndërmarra nga autorët e masakrës. Gjykata e Hagës e uli dënimin e tij nga 18 në 15 vjet. Masakra ndodhi pasi trupat serbe morën Srebrenicën që Kombet e Bashkuara e kishin shpallur zonë të sigurtë. //rd//

XS
SM
MD
LG