Lidhje

Papa Benedikti viziton Brazilin


Papa Benedikt u takua sot në San Paolo me presidentin e Brazilit në vizitën së tij pesë ditore ku aborti është bërë çështja qëndrore.

Gjatë fluturimit në Brazil dje, Papa foli mbi votimin e fundit nga deputetët në qytetin e Meksikës për të legalizuar abortin. Ai tha se është për shkishërimin e politikanëve që mbështesin një masë të tillë.

Por presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva tha në një intervistë këtë javë se aborti është një realitet dhe shteti nuk mund të refuzojë të ndihmojë njerëzit ose ta injorojë çështjen. Ai tha se shumë gra vdesin nga procedurat ilegale të abortit.

Papa do të takohet po sot me udhëheqës fetarë dhe do të flasë në një miting me të rinjtë në një stadium futbolli. //ze//

XS
SM
MD
LG