Lidhje

Shtëpia e Bardhë do të kërkojë arritjen e marrëveshjes me Kongresin për Irakun


Presidenti Bush tha se Shtëpia e Bardhë do të kërkojë arritjen e marrëveshjes me Kongresin rreth një projektligji për shpenzimet në Irak, i cili të përmbajë standarde që do të matnin përparimin e shënuar atje.

Zoti Bush tha se i kishte dhënë shefit të tij të personelit autoritetin për të gjetur emërues të përbashkët me Kongresin rreth këtyre standardeve. Mes standardeve të mundëshme që po diskutohen për qeverinë irakiane janë arritja e marrëveshjeve për zgjidhjen e dhunës sektare në vend dhe për të ardhurat nga nafta.

Presidenti Bush komentoi për gazetarët pas një takimi me dyer të mbyllura me zyrtarë të lartë ushtarakë në Pentagon mbi gjendjen në Irak.

Takimi bëhet një ditë pasi një grup ligjvënësish republikanë të moderuar patën një diskutim të hapur me zotin Bush dhe këshilltarë të lartë mbi Irakun në Shtëpinë e Bardhë.

Të 11 ligjvënësit i thanë presidentit se lufta në Irak po dëmton perspektivën e fitores në zgjedhje për partinë republikane dhe se pakënaqësia ndaj qeverinë irakiane po rritet. //ze//

XS
SM
MD
LG