Lidhje

Serbi: Partitë pro-demokracisë arrijnë marrëveshje për formimin e qeverisë


Partitë pro-demokratike në Serbi arritën një marrëveshje për ndarjen e pushtetit për formimin e një qeverie të re duke përjashtuar mundësinë që ultranacionalistët të marrin përsëri pushtetin.

Media serbe njoftoi sot se Partia Demokratike Pro-Evropiane dhe Partia Demokratike e Serbisë arritën marrëveshjen përmes negociatave gjatë natës. Serbia ka qënë pa një qeveri funksionuese që pas zgjedhjeve parlamentare më 21 janar kur asnjëra parti nuk fitoi numrin e mjaftueshëm për formimin e qeverisë.

Të martën, partitë nacionaliste dhe të tjera zgjodhën ultranacionalistin Tomislav Nikoliç si kryetar të parlamentit. Presidenti Boris Tadiç caktoi ditën e sotme si afat për formimin e një koalicioni qeveritar. Nikoliç ka kundërshtuar bashkëpunimin me gjykatën e Hagës dhe zjgedhja e tij shkaktoi shqetësime në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. //rd//

XS
SM
MD
LG