Lidhje

Gjashtë personat e akuzuar për komplot në Fort Dik do të qëndrojnë nën arrest


Gjashtë personave të akuzuar për komplot për të sulmuar ushtarë amerikanë në bazën Fort Diksi në Nju Xhërzi iu dha urdhër sot në një seancë gjyqi që të qëndrojnë nën arrest.

Prokurorët në gjykatën e distriktit në Camden të Nju Xhërsit thanë se të gjashtë të akuzuarit, që të gjithë të lindur jashtë Shteteve të Bashkuara, përbëjnë rrezik dhe duhet të mbahen nën arrest. Pesë prej të akuzuarve pranuan të mbahen nën arrest, vetëm njëri kishte kërkuar të lirohej me kusht.

Tre prej të pandehurve janë vëllezër shqiptarë të lindur në Maqedoni. Të afërmit e tre vëllezërve të intervistuar në qytetin e tyre Debar, në kufi me Kosovën, shprehën zemërim dhe mosbesim që tre shqiptarët synonin të sulminin Shtetet e Bashkuara. Vëllezërit janë Dritan, Shain dhe Eljvir Duka. Që të tre janë imigrantë ilegalë.

Njëri prej të dyshuarve të tjerë ka lindur në ish Jugosllavi, një tjetër në Turqi dhe i shtati në Jordani. Të gjashtë të pandehurit janë të moshës nga 22 deri në 28 vjeç. //iç//

XS
SM
MD
LG