Lidhje

Partitë politike serbe arrijnë marrëveshje për një qeveri koalicioni


Kryetari i parlamentit të Serbisë konfirmoi dje se partitë prodemokratike serbe arritën një marrëveshje për ndarjen e pushtetit për të formuar një qeveri të re. Kjo marrëveshje shmang mundësinë e rimarrjes së pushtetit nga ultra nacionalistët radikalë.

Ultra nacionalisti Tomislav Nikoliç, një udhëheqës i partisë radikale serbe, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se marrëveshja u arrit midis presidentit pro perëndimor Boris Tadiç dhe kryeministrit të qeverisë teknike Vojisllav Koshtunica, bisedimet e të cilit mbi një kabinet të ri kanë mbetur të bllokuara që prej 4 muajsh.

Shtypi i Beogradit tha se marrëveshja mbi ndarjen e pushtetit përfshinë një nismë për zevendësimin e zotit Nikoliç si kryetar të parlamentit. oti Nikolic tha se sot do të planifikojë një sesion të parlamentit, nëse presidenti i Serbisë ia këprkon një gjë të tillë. oti Nikolic tha se ai do të parapëlqente të jepte dorëheqjen sesa të zevendësohej. Ai mendon se zoti Koshtunica do të mbetej kryeministër.

Sipas radios së pavarur të Beogradit, B-52, marrëvershja u arrit gjatë një takimi të ngutshëm midis dy udhëheqësve mes shqetësimeve të Perëndimit se Serbia po kthehej prapa në qeverisjen e aleatëve të krahut të djathtë nacionalist të ish presidentit Sllobodan Millosheviç.

Në se qeveria nuk do të ishte formuar deri të martën, atëherë do të ishin thirrur zgjedhje të reja të përgjithëshme, nga të cilat do të përfitonte vetëm partia radikale serbe e cila përbën grupin më të madh parlamentar.

Një votim më 21 janar doli pa përfundime, pasi asnjë parti nuk arriti të siguronte një shumicë të nevojëshme për të qeverisur e vetme.

Qeveri perëndimore dhe fqinjë të Serbisë u shqetësuan këtë javë nga zgjedhja e zotit Nikolic, partia radikale e të cilit qeverisi me Millosheviçin në vitet 1990, si kryetar parlamenti, posti numër dy më i lartë në Serbi.

Më parë, zoti Nikoliç ka shprehur bindjen se rezoluta e e paraqitur nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore evropiane për pavarësinë e Kosovës do të ndeshte me veton nga Rusia. Amerikanëpt do ta paraqesin rezolutën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kjo rezolutë do të bllokohet nga Rusia dhe atëhere Kosova do të njihet në mënyrë të njanëshme nga shumë vende, tha zoti Nikoliç.

Zoti Nikolic tha se Kosova ka të ngjarë të jetë çështja kryesore që ndan partitë e Tadiçit dhe të Koshtunicës. Ata kanë ideologji të ndryshme dhe do të përplasen rreth çështjes së Kosovës, dhe Serbia do të hidhet në krizë, tha zoti Nikoliç.

XS
SM
MD
LG