Lidhje

Sot në Shtetet e Bashkuara festohet Dita e Nënës



Sot në Shtetet e Bashkuara është dita e nënave dhe lulet përbëjnë dhuratën më të bukur simbolike. Një tjetër mënyrë për festimin e kësaj dite është edhe vizita në një park të veçantë i quajtur oazi i bukurisë dhe paqes.

Kryeqyteti Washington njihet për muzeumet e shumta, por edhe për parqet plot lule e gjelbërim ku njerëzt tërhiqen, larg zhurmave të përditëshme të makinave dhe nxehtësisë së stinës. Mes tyre është Pylli Kombëtar që dallohet për koleksionin e Azaleas, një lloj trëndafili shumë ngjyrësh.

Koleksioni i azaleas prej 50 mijë rrënjësh shtrihet në një zonë kodrinore me një sipërfaqe prej 16 hektarësh të pyllit kombëtar. Shumë prej këtyre luleve janë mblellur 60 vjet më parë. Barbara Bullok që merret me hortikulturë ka 17 vjet që kujdeset për to. Ajo thotë se koleksioni i azaleas është arsyeja kryesore që ky park u hap për publikun, Dhe një nga arsyet që këto lule duken të bukura e të freskta është kujdesi i vazhdueshëm. Azaleat fillojnë të çelin lule nga prilli në qershor, pra pak pasi në Uashington fillon lulëzimi i pemëve të qershive.

Barbara Bullok thotë se nuk e di me saktësi sesa lloje azalea ekzistojnë, por të regjistruara janë rreth 7 mijë lloje. Lulet e tyre përmbajnë 7 ngjyrat kryesore pa përfshirë ngjyrat e kombinuara që shfaqen në qindra mijëra lloje.

Kjo azalea quhet Glen Dale, ku lulet nga e njëjta degë përmbajnë ngjyra nga më të shumëllojëshme. Shumëllojshmëria e ngjyrave, aromës dhe vizitorëve e bëjnë koleksionin e azaleas në Uashington, një oaz të bukurisë dhe paqes dhe ata që e dinë këtë të fshehtë vijnë këtu çdo vit./al/

XS
SM
MD
LG