Lidhje

Irak: Dhjetra të vrarë në dy sulme me bombë


Policia në Irakun Verior tha se një autor sulmi vetëvrasës me bombë hyri sot me forcë me makinën e tij në zyrat e Partisë Demokratike të Kurdistanit në qytetin Makhmur. Në këtë sulm u vranë 45 vetë dhe u plagosën dhjetra të tjerë. Autoritetet thanë se mes të plagosurve ishte edhe Kryetari i Bashkisë së qytetit.

Në një tjetër incident me dhunë në Bagdad, një shpërthim me makinë-bombë shkaktoi 17 të vrarë dhe rreth 40 të plagosur në një treg të qytetit. Ndërkohë, grupi militant i udhëhequr nga Al-Kaida, i quajtur "Shteti islamik në Irak", tha se ka kapur 4 ushtarë amerikanë gjatë një sulmi që kreu dje në jug të Bagdadit dhe ku u vranë 4 ushtarë amerikanë dhe një përkthyes i tyre irakian. Ky njoftim, i cili nuk është konfirmuar, është publikuar në një faqe interneti. Kater mijë trupa amerikane, janë vënë në kërkim të tre ushtarëve amerikanë, që figurojnë të humbur gjatë një sulmi pranë qytetit të Mahmudijas. //lk

XS
SM
MD
LG