Lidhje

Turne i Nënpresidentit Çejni në Lindjen e Mesme


Në vazhdim të vizitës së tij në Lindjen e Mesme, Nënpresidenti amerikan Dik Çejni ishte sot në Egjipt, ku zhvilloi bisedime ne Kairo me Presidentin Hosni Mubarak. Bisedimet u përqëndruan tek Iraku dhe çështje te tjera, por një ndihmës i zotit Çejni tha se ato prekën një gamë të gjerë çështjesh.

Nënpresidenti amerikan u takua edhe me Ministrin egjiptian të Mbrojtjes, Mohamed Husein Tantaui. Pas takimeve, zoti Çejni shkoi ne Jordani, për një darkë pune me Mbretin Abdullah dhe me ambasadorin amerikan në Jordani, David Hale.

Synimi i turneut të Nënpresidentit Çejni në Lindjen e Mesme, është të kërkojë mbështetjen ndërkombëtare në përpjekjet për stabilizimin e Irakut. Një tjetër synim në bisedimet me udhëheqësit e Lindjes së Mesme ka qenë kundërshtimi ndaj asaj që Nënpresidenti amerikan e quan përpjekje e Iranit për të sunduar rajonin.

Gjate turneut te tij ne Lindjen e Mesme, veç Egjiptit dhe Jordanisë, zoti Çejni ishte edhe në Irak, në Arabine Saudite dhe në Abu Dabi.//lk

XS
SM
MD
LG