Lidhje

Presidenti Bush pret sot në Shtëpinë e Bardhë Kryeministrin britanik Toni Bler


Presidenti Bush pret sot dhe nesër në Shtëpinë e Bardhë kryeministri britanik Toni Bler. Kjo mund të jetë vizita e fundit e udhëheqësit britanik në pallatin presidencial para se të japë dorëheqjen më 27 qershor.

Në një intervistë dje me rrjetin televiziv amerikan NBC, zoti Bler tha se koha më e errët e dekadës së tij në post ishte angazhimi i forcave britanike në luftë. Ai tha se do të kishte marrë të njëjtin vendim sot, ashtu siç bëri para katër vjetësh, për të hequr nga pushteti diktatorin Sadam Husein.

Kryeministri britanik tha se asnjëherë nuk e ka vënë në dyshim mbështetjen e Britanisë për Shtetet e Bashkuara pas sulmeve të 11 shtatorit.

Dy aleatët e ngushtë pritet të diskutojnë rreth një numër çështjesh, përfshirë Darfurin dhe Irakun. //iç//

XS
SM
MD
LG