Lidhje

BE-ja i bën thirrje Serbisë të tregohet e gatshme për arrestimin e të akuzuarve për krime lufte


Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian tha se Serbia mund të fillojë bisedimet për lidhje më të ngushta me BE-në pasi qeveria e re e Beogradit të demonstrojë gadishmëri për të arrestuar të kërkuarit për krime lufte. Komisioneri për Zgjerimin Oli Ren është zyrtari i parë i huaj që viziton Beogradin pas miratimit mbrëmë nga parlamenti të një qeverie koalicioni pro-perendimore.

Pas bisedimeve sot me Ministrin e Jashtëm Vuk Jeremiç, zoti Ren pohoi vendosmërinë e qartë të Beogradit për integrimin evropian. Ai u tha gjithashtu gazetarëve se udhëheqësit e Bashkimit Evropian kërkojnë që Beogradi të tregojë gadishmëri për të bashkëpunuar me Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi.

Vitin e kaluar Bashkimi Evropian ndërpreu bisedimet e asocimit me Beogradin pasi ky nuk arrestoi të dyshuarin për krime lufte Ratko Mlladiç, si dhe të tjerë që kërkohen nga Haga. //iç//

XS
SM
MD
LG