Lidhje

Ushtria izraelite godet objekte të Hamasit


Ushtria izraelite kreu katër goditje ajrore kundër objekteve të grupit Hamas në qytetin e Gazës duke vrarë të paktën gjashtë persona.

Sipas burimeve palestineze, sulmi i fundit ishte ndaj një makine, duke vrarë tre vetë, të paktën dy prej tyre civilë. Objekt i goditjeve të mëparshme, ishin një ndërtesë, një makinë me anëtarë të Hamasit, dhe një strukturë pranë shtëpisë së një anëtari të këtij grupi. Palestinezët po ashtu thonë se tanket izraelite janë futur në veri të Gazës.

Goditjet ajrore të Izraelit dhe vendosja e tankeve pranë kufirit me Gazën, pasojnë disa ditë sulmesh me raketa kundër Izraelit që Hamasi ndërmerte nga Gaza. Krahu i armatosur i Hamasit paralajmëroi se mund të rifillojë sulmet vetë-vrasëse kundër Izraelit.

Ndërkohë, nga zhvillimet e tjera, një person u vra gjatë një përleshje midis përkrahësve të Hamasit dhe grupit Fatah në Gazë, megjithë armëpushimin e katërt të arritur dje mes dy fraksioneve rivale palestineze. //rd//

XS
SM
MD
LG