Lidhje

Vazhdon debati për shkarkimin e presidentit të Bankës Botërore


Zyrtarët e lartë të Bankës Botërore pritet të vazhdojnë sot debatet për shkarkimin e Presidentit të Bankës, Pol Ulfovitz.

Pas një skandali, që kishte në qendër konfliktin e interesave, zotit Ulfovitz iu kërkua të jepte dorëheqjen. Zyrtarët evropianë po këmbëngulin për largimin e tij, ndërsa japonezët dhe amerikanët duket se e mbështesin qëndrimin e tij si President i Bankës.

Njoftimet venë në dukje se zoti Ulfovitz po negocion me zyrtarët e Bankës, në përpjekje për t’i bindur ata t’i zbusin akuzat, në shkëmbim të dorëheqjes. Një komision i posaçëm që hetoi rreth sjelljes së tij arriti në përfundimin se zoti Ulfovitz shkeli kushtet e kontratës si dhe rregullat e Bankës, kur ngriti në përgjegjësi, duke i shtuar edhe pagën, një punonjëse të Bankës, me të cilën ai bashkëjeton prej vitesh.

Presidenti Bush, që e emëroi zotin Ulfovitz në Bankën Botërore, dhe që e ka mbështetur atë me forcë, tha sot se i vjen keq që situata ka ardhur në këtë pikë. //rd//

XS
SM
MD
LG