Lidhje

Del ne kinema pjesa e tretë e Shrekut


Revista prestigjoze Maxim thotë se nuk ka ndonjë yll tjetër në botë që aktualisht mund të krijojë trazira kur shfaqet në publik se sa Lindsay Lohan. Ndaj revista e ka zgjedhur atë si gruan më të bukur në botë... në përvjetorin e tetë të shpalljes së listës së 100 grave më të bukura.

Pas dy vitesh në krye të listës aktorja nga “Shtëpiaket e Dëshpëruara” Eva Longoria i ka lënë vendin e parë Lohan duke u zhvendosur në vendin e nëntë. Fituesja e vitit 2001, Jessica Alba e filmit “Fantastic Four” është renditur e dyta e ndjekur nga afër nga Scarlett Johansson, Christina Aguilera e cila ishte ne vendin e parë në vitin 2004; Jessica Biel, Ali Larter; Eva Mendes; Rihana etj. Lista eshte hartuar nga redaktorët që janë bazuar në bukurinë e grave dhe publicitetin e tyre.

Pjesa e tretë të filmit Shrek ka pushtuar Hollivudin me dy filmat më fitimprurës me animacion të të gjitha kohërave. Pasiguria dhe të qënit prind, janë dy tiparet kryesore të dy personazheve kryesore të pjesës së tretë të Shkrekut. Thuajse të gjithë aktorët origjinalë janë kthyer edhe në pjesën e tretë. Edi Murphy në rolin e gomarit, Cameron Diaz në rolin e Finones, Atonio Banderas si gjithnjë në rolin e maçokut dhe Mike Myers në rolin e Shrekut. Në pjesën e tretë Shrek bëhet baba dhe i kërkohet drejtimi i mbretërisë ... dhe padyshim gjithçka kthehet në aventurë. Akoma pa dalë në kinema dhe aktorët kanë konfirmuar se mund të ketë një Shrek të katërt, ndërkohë që Banderas njoftoi se maçoku që ai luan do të ketë shansin të ketë filmin e vet.

Johny Deep u prin piratëve në pjesën e tretë “Piratët e Karaibeve...Në fund të Botës”. Një film mjaft i sukseshëm dy pjesët e para të të cilit shënuan rekorde botërore përsa u përket shitjeve.

Heronjtë Will Turner dhe Elizabeth Swann kanë lidhur aleancë me kapitenin Barbossa në një beteje për të shpëtuar kapitenin Jack Sparrow nga kurthi tepër i sofistikuar në Davy Jones. Ndërkohë anija terrorizuese fantazmë përplaset në ujërat e shtatë detrave. Duke u ndeshur me tradhëtinë dhe ujërat e tërbuara atyre u duhet të gjejnë rrugën për në Singapor dhe të përballen me piratin kinez Sao Feng. Të gjendur në qoshen e botës, çdonjërit i duhet të zgjedhë një anë në betejen titane, ndërkohë që jetët dhe fati i tyre dhe të qënurit pirat vihen para një pikëpyetje të madhe.

XS
SM
MD
LG