Lidhje

Senatorë amerikanë dhe Shtëpia e Bardhë arrijnë marrëveshje për reformën e imigracionit


Një grup senatorësh të rëndësishëm amerikanë thonë se kanë arritur marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë rreth një plani për reformën e imigracionit i cili do t’i jepte status të ligjshëm miliona imigrantëve ilegalë që ndodhen në Shtetet e Bashkuara. Plani do të krijonte një program të përkohshëm pune për imigrantët e paligjshëm por vetëm pas vendosjes së kontrolleve më të forta për sigurimin e kufirit.

Senatorë republikanë dhe demokratë nën drejtimin e demokratit Ted Kenedi, e shpallën marrëveshjen mbrëmë së bashku me sekretarin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare Majkëll Çertof dhe sekretarin e tregtisë Karlos Gutierres.

Presidenti Bush e përshëndeti marrëveshjen. Ai tha se plani i ri i trajton imigrantët e paligjshëm pa amnisti por edhe pa armiqësi. Debati në senat do të zhvillohet javën tjetër. //iç//

XS
SM
MD
LG