Lidhje

Irak: Vriten dy gazetarë irakianë të ABC-së


Rrjeti teviziv amerikan ABC thotë se dy gazetarë irakianë nga zyra e këtij rrjeti në Bagdat u vranë në një pritë. Televizioni ABC njofton se persona të panjohur në Bagdat sulmuan mbrëmë makinën ku ndodheshin kameramani Alaa Uldin Aziz dhe tekniku i zërit Saif Laith Jusuf, të cilët po ktheheshin në shtëpi.

Korrespondenti i ABC-në Bagdat, Terry McCarthy vlerësoi lart trimërinë dhe kontributin e kameramanëve irakianë dhe tha se humbja e dy gazetarëve është e dhimbëshme.

Organizatat që merren me të drejtat e shtypit njoftojnë se që nga fillimi i luftës në vitin 2003, në Irak janë vrarë më tepër se 100 gazetarë, kryesisht irakianë. Ndërkohë, një person me makinë bombë kreu një shpërthim në një postbllok policie në jug të Bagdatit duke vrarë tre vetë.

Në Irakun verior, persona të armatosur vranë tre shoferë kamionësh në një rrugë midis Mosulit dhe Kirkukut. Ushtria amerikane tha se forcat e koalicionit ndaluan 6 persona të dyshuar për futjen kontrabandë të lëndëve shpërthyese nga Irani. Ata u arrestuan gjatë një kontrolli sot herët në Bagdat. //iç//

XS
SM
MD
LG