Lidhje

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë propozimin e demokratëve për shpenzimet e luftës në Irak


Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë një propozim të demokratëve për shpenzimet e luftës, i cili do t’i bënte të mundur presidentit Bush të hiqte dorë nga afati për tërheqjen e trupave amerikane.

Shefi i Personelit të Shtëpisë së Bardhë, Xhoshua Bolten, tha se një projekt-ligj me afate kohore, edhe në se ato nuk përfillen, do të dërgonte një mesazh të gabuar si tek armiku edhe tek aleatët e Shteteve të Bashkuara si edhe tek trupat amerikane të dislokuara në atë vend.

Zëdhënësi Bolten i bëri këto komente pasi u takua në kongresin amerikan me ligjvënës me peshë për të diskutuar mbi operacionet ushtarake financuese në Irak. Presidenti Bush i ka vënë më parë veton një projekt-ligji mbi shpenzimet e luftës, i cili do të caktonte një afat për tërheqjen e trupave.

Zëdhënësi Bolten shprehu mbështetje për një propozim të senatorit Xhon Uorner nga Virxhinia, republikan me peshë në komisionin e senatit për shërbimet e armatosura, i cili do t’i kërkonte presidentit të certifikonte përparimin e bërë si dhe disa standarte të përmbushuara nga qeveria irakiane, përndryshe do të përballet me shkurtimin e fondeve amerikane.

Në fillim të javës, Senati hodhi poshtë me një rezultat të ngushtë propozimin e senatorit Uorner. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësusve, Nenci Pelosi, tha se presidenti Bush refuzon të mbajë përgjegjësi për zhvillimet në Irak. //iç//

XS
SM
MD
LG