Lidhje

Presidenti Bush përshëndet marrëveshjen mbi imigracionin


Presidenti Bush përshëndeti arritjen e njjë marrëveshjeje midis Shtëpisë së Bardhë dhe një grupi senatorësh nga të dyja partitë lidhur me një plan për reformën e ligjit të imigracionit.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, presidenti falenderoi ligjvënësit e të dyja partive për këtë bashkëpunim. Ata ranë dakord rreth projekt ligjit për krijimin e një programi për punëtorët e huaj të përkohëshëm të cilët kanë hyrë në këtë vend në mënyrë të paligjshme.

Në bazë të marrëveshjes, qëndrimi i punëtorëve përkohshëm në Amerikë do të kufizohej për një periudhë 3 vjeçare dhe pastaj ata duhet të qëndrojnë një vit jashtë Shteteve të Bashkuara, para se të aplikojnë për të punuar përkohësisht në këtë vend.

Presidenti Bush tha se legjislacioni kërkon që të ndërmerren masa më të rrepta për kontrollin e kufirit përpara se elementët e tjerë të këtij plani të hyjnë në fuqi.

Presidenti Bush tha se projekt ligji afirmon se anglishtja është gjuha e Shteteve të Bashkuara. Ai tha se projektligji gjithashtu u siguron imigrantëve mundësi për t’a mësuar këtë gjuhë.

XS
SM
MD
LG