Lidhje

Bëhen publike lidhje të reja mes Al-Kaidës dhe Irakut


Presidenti Bush tha se kreu i Al Kaidës, Osama Bin Laden, i kishte dhënë urdhër në vitin 2005, njeriut të tij në Irak, Abu Musab al-Zarkavit të formonte një grup terrorist për të planifikuar sulme jashtë Irakut.

Presidenti Bush tha sot se al-Kaida nuk ka hequr dorë nga shpresa për të goditur përsëri Shtetet e Bashkuara. Presidenti i bëri këto komente gjatë fjalimit me rastin e diplomimit të studentëve në Akademinë e Rrojes Bregdetare. Dje, këshilltari i presidentit për sigurinë kombëtare, Fran Townsend, duke cituar të njetat informcione zbulimi, tha se informcionet mbështesin atë që ka thënë adminsitrata se al-Kaida synon ta përdorë Irakun si një bazë për organizimin e sulmeve në vende të tjera të botës.

Presidenti tha sot se në vitin 2005, Bin Ladeni e ngarkoi Zarkavin të organizonte grupin dhe urdhëroi një tjetër agjent, Hamza Rabian, të informonte Zarkavin mbi planet e grupit për të goditur jashtë Irakut. Zoti Bush tha se Zarkavi dhe Rabia janë vrarë dhe figura të tjera të larta të al-Kaidës janë kapur nga forcat amerikane. //rd//

XS
SM
MD
LG