Lidhje

Liban: Respektohet armëpushimi i brishtë


Mijëra civilë po largohen nga kampi i refugjatëve palestinezë në Libanin verior, ndërsa armëpushimi midis ekstremistëve islamikë dhe trupave libaneze duket se po respektohet.

Punonjësit e shpëtimit thanë se gati gjysma e 30 mijë banorëve në Nar al-Bared u larguan mbrëmë kur luftimet u pakësuan pas tre ditë beteje të ashpër. Luftimet po zhvillohen mes anëtarëve të grupit Fatah al-Islam dhe forcave qeveritare libaneze.

Banorët e kampit po kërkojnë strehim në Tripoli dhe në një tjetër kamp refugjatësh palestinezë. Banorët e larguar thanë se në rrugët dhe nën rënojat e shtëpive të Nar al Baredit, kishte trupa pa jetë. Rreth 75 persona, ushtarë, ekstremistë dhe civilë janë vrarë që kur filluan luftimet të djelën. Franca njoftoi sot se Ministri i Jashtëm Bernar Kushner do të shkojë nesër në Liban për një vizitë dy ditore. //rd//

XS
SM
MD
LG