Lidhje

Litvinenko thotë se eprorët dhanë urdhër për vrasje dhe rrëmbime 


Një gazetar rus, publikoi një video të regjistruar në vitin 1998 në periferi të Moskës, në të cilën tre agjentë të fshehtë rusë, tregojnë se si shefat e tyre u kishin kërkuar të vrisnin, rrëmbenin dhe fusnin në kurth figura të njohura të vendit.

Në video, oficerët e shërbimit të fshehtë rus, mes të cilëve edhe Aleksandër Litvinenko, që vdiq kohët e fundit, thonë se videoja duhej të dilte në publik vetëm në se atyre u ndodhte diçka.

Ish agjenti Litvinenko, i kthyer në një kritik të ashpër të Kremlinit, u helmua vitin e kaluar në Londër me një substancën tepër radioaktive Polonium-210. Autoritetet britanike thanë dje se kanë kërkuar ekstradimin e një ish agjenti tjetër rus, Andrei Luguvoi i akuzuar për helmimin e tij.

Zoti Lugovoi u tha sot gazetarëve në Rusi se ai nuk ka të bëj me helmimin e Litvinenkos. Ai nuk tha në se do të shkojë vetë në Britani për të dalë para gjyqit. Ai tha se ky rast është politikisht i motivuar.

Ndërkohë, organizatorët e festivalit të filmin në Kanë kanë arritur një marrëveshje të minutës së fundit për të pranuar çfaqjen e dokumentarit mbi disidentin rus, Aleksander Litvinenko.

Filmi me titull “Rebelimi: Çështja Litvinenko” është futur në listën zyrtare të filmave në festivalin e Kanës.

Agjencia franceze e lajmeve njofton se filmi do të ketë çfaqje të posaçme të shtunën. Autorët e filmit janë regjisorët rusë Andrei Nekrasov dhe Olga Konskaya. Njoftimet franceze thonë se Nekrasov, një mik i afërt i Litvinenkos, punoi për filmin për rreth dy vjet, dhe ka xhiruar deri në ditët e fundit të jetës së ish agjentit në spitalin londinez në fund të nëntorit.

Filmi afro dy orë i gjatë thuhet se përfshin intervista me ish agjentë rusë të KGB-së dhe thuhet se është mjaft kritik ndaj autoriteteve ruse. //ze//

XS
SM
MD
LG